Galatasaray nderon Xhevat Prekazin pas ndarjes së tij nga jeta: Nuk do ta harrojmë kurrë

Galatasaray ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të Xhevat Prekazit, ish-futbollistit që pati një rol të rëndësishëm në historinë e klubit nga Stambolli.

Gjatë karrierës së tij, Prekazi u bë një prej figurave më të dashura për tifozët e Galatasarayt. Me skuadrën turke ai arriti të fitonte dy kampionate radhazi, në sezonet 1986/87 dhe 1987/88.

Të lidhura

None found

Klubi e kujtoi ish-lojtarin për golat e shënuar, personalitetin e tij dhe emocionet që u përcolli mbështetësve gjatë viteve të kaluara në Stamboll.

“Me pikëllim të thellë mësuam për humbjen e Xhevat Prekazit, i cili e gdhendi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Galatasarayt. Përmes futbollit dhe karakterit të tij, ai la një gjurmë të paharrueshme në kujtesën tonë. Falë golave të tij të jashtëzakonshëm dhe gëzimit të madh që u dhuroi tifozëve, Prekazi fitoi zemrat e një brezi të tërë mbështetësish të Galatasarayt dhe do të jetojë përgjithmonë në kujtimet tona. Nuk do të harrojmë kurrë. Zoti e mëshiroftë Xhevat Prekazin. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e deshën”, thuhet në reagimin e Galatasarayt.

Prekazi regjistroi 185 paraqitje në kampionatin turk me Galatasarayn, ndërsa realizoi 40 gola.

Përpara dhe pas periudhës së tij te klubi turk, ai u aktivizua edhe me Partizanin e Beogradit dhe Hajdukun e Splitit. Në arenën ndërkombëtare, Prekazi përfaqësoi Përfaqësuesen U21 të ish-Jugosllavisë.


Shtuar më 8.11.2026 22:30

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary