KF Egnatia ka zyrtarizuar një marrëveshje trevjeçare me markën italiane të veshjeve sportive, Magma Group, e cila merr rolin e partnerit të ri teknik të klubit. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, Magma Group do të kujdeset për uniformat e reja të rrogozhinasve, ekskluzivisht për ndeshjet evropiane.
Arritja e kësaj marrëveshjeje u mundësua nga kontributi i Menaxherit Ndërkombëtar, Klaudjo Viska, i cili udhëhoqi procesin e negociatave deri në finalizimin e plotë të tyre.
Të lidhura
None found
Ky bashkëpunim vjen në një moment historik për Egnatian, pasi skuadra ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Conference League. Në këtë kompeticion, rrogozhinasit do të paraqiten me uniformat e reja Magma.
Presidenti Agim Demrozi e vlerëson këtë partneritet si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e klubit dhe për përfaqësimin e tij ndërkombëtar.
Rrugëtimi i parë historik i Egnatias në Conference League pritet të nisë në muajin tetor, ndërsa ndeshja hapëse është caktuar më 15 tetor kundër Midtjylland.
Duke nisur që nga kjo përballje e radhës evropiane, Egnatia do të luajë me veshje Magma, ndërsa marka italiane do të veshë vendin e shqiponjave.
