Deklaratat e forta të gazetarit: SPAK do të faktojë edhe vilën e tretë të Belinda Ballukut! Një person i penduar i drejtësisë do tregojë si bënte sekserin për Ramën

Gazetari Almer Toska, teksa ishte i ftuar në News24, ka publikuar të dhëna të tjerë, që e implikojnë edhe më shumë ish numrin dy të qeverisë Belinda Balluku.

Toska tha se shumë shpejt, SPAK do të faktojë edhe vilën e tretë të Ballukut.

Të lidhura

None found

Ai tha se një nga njerëzit që komunikonte me Ron Yeffet për trafikun e armëve ishte Balluku. “Kjo është me e rëndë se afera e rrugëve”, deklaroi gazetari.

“Një lajm i afërt është që SPAK do ti faktojë Belinda Ballukut edhe vilën e tretë, nuk e di saktësisht ku është, por është një vilë e tretë që SPAK do ta faktojë që është e Ballukut”, tha ai duke shtuar se “Belinda Balluku ende ka pasur një mbrojtje politike”.

Ndërsa sa i takon kryeministrit Rama, gazetari Toska tha se Rama ka dy garanci që vazhdon të qëndrojë në pushtet, e para opozita dhe e dyta lobingjet e paligjshme.

“Rama ka dy garanci, që ndihet i sigurt se opozita nuk e cënon. Nuk kemi një opozitë që të nxjerrë njerëz më shumë sa ata që dalin sot në shesh. Fati tjetër është se nëpërmjet këtyre lobingjeve të paligjshme që e shet Shqipërinë si tortë i ofrojnë garanci pushteti. Por ndërkombëtarët, amerikanet nuk po i japin shansin e paprekshmërisë”, tha gazetari, duke theksuar se një person është kthyer në i penduar i drejtësisë dhe do të tregojë sesi punonte për Edi Ramën.

“Një person që është kthyer në pentito do të tregojë sesi bënte sekserin për Edi Ramën dhe merrte para ne emër të Edi Ramës nga aktorë të ndryshëm dhe biznesmenë të ndryshëm. Do jetë i penduar dhe do flasë shumë shpejt”, u shpreh gazetari Toska.


Shtuar 23.09.2026 15:49

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet