Një shtetase e Gjermanisë ka humbur jetën në një hotel në Ohër, konfirmojnë autoritetet e Punëve të Brendshme.
Të lidhura
None found
Ngjarja u denoncua dje vonë, rreth orës 23:40, në Sektorin për Punë të Brendshme të Ohrit, ku u raportua se viktima, B.H.K., 70-vjeçare nga Gjermania, ishte gjetur pa jetë në një objekt hotelier pranë skelës “Maqedonia” në qytet. Pas mbërritjes në vendngjarje, mjeku i Urgjencës nuk evidentoi asnjë shenjë dhune, ndërsa me autorizim të prokurorit publik, trupi i pajetë u transportua për kryerjen e një obduksioni.
