Berisha nga Vlora: Hyseni, Proda, Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar sipas urdhrave të Ramës

Gjatë aktivitetit “Foltorja e Ripërtëritjes” në Vlorë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, adresoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë dhe te personat e përfshirë në çështjen e AKSHI-t.

Berisha foli fillimisht për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe ka vendosur shkarkimin nga detyra, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Ai e akuzoi Hysenin se kishte vënë në shërbim të personave të lidhur me krimin e organizuar pajisje shtetërore të survejimit.

Të lidhura

None found

Kreu demokrat komentoi edhe kontrollet e zhvilluara nga BKH-ja në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Kontrolli u krye gjatë ditës së sotme me urdhër të GJKKO-së. Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë operacionit janë sekuestruar telefoni i Prodës, një laptop, si dhe disa USB dhe CD. Deri tani, SPAK nuk ka bërë të ditur rolin konkret të tij në hetim.

Pavarësisht kësaj, Berisha deklaroi se gjatë kontrollit në banesë ishte gjetur edhe një armë snajper. Ai përmendi gjithashtu Belinda Ballukun, Vlora Hysenin, Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, duke pretenduar se veprimet për të cilat janë akuzuar ose po hetohen nuk janë kryer në mënyrë të pavarur, por sipas udhëzimeve të kryeministrit Edi Rama.

“Kreu i SHISH është ushtare e shpifur e krimit të organizuar. I jepte krimit gjithë mjetet që bliheshin me taksat tuaj, për survejim. Ish drejtori i policisë që iu kontrollua banesa iu gjet super snajper në banesë, i blerë për funksione të caktuara. Çdo gjë që keni dëgjuar e do dëgjoni për Ballukun, Hysenin, Beqirin, Agasin, në mënyrë absolute të gjitha janë bërë nën urdhrat e Ramës. Shqiptarët do të dëgjojnë shumë gjëra të tjera. PD ka rolin të shpëtojë vendin”, deklaroi Berisha.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet