Rangnick zëvendësuesi i Low? Gjermani: Pse jo

Gjatë vitit të kaluar emri i tij u përfol shumë për të marrë drejtimin e Milanit, por në fund kuqezinjtë vendosën të vazhdojnë aventurën me Stefano Piolin dhe Ralf Rangnick aktualisht është i papunë.

Sëfundmi në një një intervistë për mediat gjermane, Rangnick u pyet nëse do të ishte i gatshëm të pasonte Joachim Low në stolin e Gjermanisë me ish-trajnerin e Leipzig që la gjithçka të hapur. Gjithsesi favorit për të marrë drejtimin e pancerave pas Katar 2022, vazhdon të mbetet Jurgen Klopp.

“Stoli i Gjermanisë nuk lë askënd indiferent. Unë jam i lirë për momentin.Bashkëpunimi me Bierhoff? Besoj se bashkëpunimi me të do të ishte shumë i frytshëm. Do të ishte padyshim e dobishme të kisha në krah dikë që e njeh mirë mjedisin e kombëtares”, deklaroi Rangnick.


Shtuar 11.03.2021 11:02