Shkarkimi i kreut të SHISH, Bardhi kërkon dorëheqjen dhe ndjekjen penale të Ramës: Hyseni i shërbeu krimit të organizuar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për largimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit. Sipas tij, shkarkimi i kreut të SHISH nuk e zgjidh situatën dhe përgjegjësia politike mbetet te kryeministri.

Reagimi i Bardhit pasoi zhvillimet e kësaj të marte, kur Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK, vendosi ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, së bashku me pezullimin nga detyra. Masa dyshohet se lidhet me hetimet për dosjen e AKSHI-t dhe Ergys Agasit.

Të lidhura

None found

Bardhi deklaroi se Vlora Hyseni ishte vendosur në krye të SHISH për t’u shërbyer interesave të krimit të organizuar. Ai shtoi se këtë qëndrim e kishte bërë publik edhe në foltoren e Kuvendit gjatë vitit 2024.

“Vlora Hyseni e ka bërë shumë mirë detyrën që i ka ngarkuar Kryeministri: informimin dhe mbrojtjen e krimit të organizuar!”, u shpreh ai.

Duke rikujtuar deklaratën e tij të mëparshme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha: “Edi Rama e vendosi Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror si njeriun e Ergys Agasit dhe për t’i shërbyer krimit të organizuar”.

Sipas Bardhit, largimi i Hysenit pas caktimit të masës së sigurisë nuk mjafton për të zgjidhur problemin dhe as për të shmangur përgjegjësinë e kryeministrit. Ai argumentoi se çështja nuk lidhet vetëm me drejtuesen e SHISH, por me mënyrën se si Rama përzgjedh personat që emëron në krye të institucioneve.

“Prandaj, shkarkimi i Vlora Hysenit, edhe pse Kryeministri ka alergji nga fjala ‘pezullim nga detyra’, nuk zgjidh asgjë. Në vend të saj do të vijë një Vlorë tjetër, sepse Kryeministri i vendit nuk është një njeri i lirë”, deklaroi Bardhi.

Në përfundim të reagimit, ai kërkoi largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe përballjen e tij me drejtësinë. “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë!”, tha Gazment Bardhi.

Vlora Hyseni u propozua nga Edi Rama për postin e drejtueses së SHISH në mars të vitit 2023 dhe u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill të po atij viti. Përpara emërimit në këtë detyrë, Hyseni kishte shërbyer si këshilltare e kryeministrit për çështjet e sigurisë.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet