Davide Marchisio ndjek gjurmët e babait, firmos kontratën e parë profesionale me Juventusin

Emri Marchisio do të vazhdojë të jetë i pranishëm në historinë e Juventusit. Davide Marchisio, djali i madh i ish-mesfushorit dhe legjendës së klubit, Claudio Marchisios, ka nënshkruar marrëveshjen e parë profesionale me skuadrën bardhezi.

Kontrata e 17-vjeçarit është trevjeçare dhe do të jetë në fuqi deri në vitin 2028. I lindur më 31 gusht 2009, Davide është pjesë e akademisë së Juventusit, ndërsa gjatë këtij sezoni ka fituar një rol të rëndësishëm te skuadra U 18.

Të lidhura

None found

Paraqitjet e tij në mesfushë, ku ka spikatur për ritmin dhe vizionin, kanë bindur klubin torinez të investojë në zhvillimin e mëtejshëm të talentit të ri.

Edhe edicioni i kaluar rezultoi i suksesshëm për Marchision Jr. Me ekipin U 17, ai luajti 23 ndeshje dhe realizoi tre gola, mes të cilëve edhe një në derbin ndaj Torinos.

Një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tij erdhi në fund të sezonit të kaluar. Luciano Spalletti e ftoi Daviden të merrte pjesë në një seancë stërvitore me ekipin e parë në Continassa, duke i dhënë një tjetër mundësi për t’u afruar me skuadrën e madhe.

Gjatë këtij procesi, ai ka pasur pranë edhe babain e tij, Claudio, i cili e ndjek nga afër dhe e mbështet me këshilla, duke e ndihmuar të përballet me ekuilibrin që kërkon kjo fazë e rëndësishme e karrierës.

Nënshkrimi me Juventusin ka një domethënie të veçantë për Daviden, pasi bëhet fjalë për klubin ku babai i tij u kthye në një prej figurave më të dashura të tifozëve.

“Jam krenar që kam firmosur kontratën time të parë profesionale me skuadrën që ëndërroj dhe e dua që kur isha fëmijë. Do të vazhdoj të punoj me shumë ambicie dhe dëshirë për t’u përmirësuar, duke dhënë gjithçka për këto ngjyra. Deri në fund”, shkroi Davide Marchisio në rrjetet sociale.

Tani, Davide ka nisur të ndërtojë historinë e tij te Juventusi, me objektivin për të ndjekur rrugën e babait dhe për të arritur një ditë te ekipi i parë i klubit bardhezi.


Shtuar 22.09.2026 16:25

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet