Aksion në Fier! Kokainë, vjedhje e tapë në timon, 5 të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia e Fierit ka vënë në pranga 5 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

Në pranga mësohet të kenë rënë shtetësit Manuel Mone dhe Jurgen (Yurgen) Gjika (prodhim dhe shitje narkotikësh) si dhe shtetasi Ergest Prenci (vjedhje).

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në prangat e Policisë së Fierit 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 25 vjeç dhe J. (Y). Gj., 24 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë në një lokal në fshatin Bishan, me doza kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit   E. M., 36 vjeç dhe F. A., 55 vjeç,  pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Pirrë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit M. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com/

 


Shtuar 13.08.2021 10:29