BDI-ja ka përsëritur kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke theksuar se ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ai ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim.
Të lidhura
None found
Sipas BDI-së, Shasivari kishte folur para shpalljes së aktgjykimit, kur përmes një deklarate të cilësuar skandaloze barazoi viktimën me agresorin dhe kërkoi respektimin e një vendimi që në atë kohë ende nuk ishte bërë publik.
Partia rikujton se ministri kishte premtuar se pas shpalljes së aktgjykimit do t’u drejtohej me një mesazh Kosovës dhe qytetarëve të saj. Megjithatë, një javë më vonë, BDI vlerëson se mungojnë si mesazhi, ashtu edhe përgjegjësia.
Tani që aktgjykimi është shpallur, Shasivari vazhdon të heshtë, thonë nga BDI-ja.
BDI-ja thekson se heshtja e ministrit nuk e fshin deklaratën e bërë më herët dhe as përgjegjësinë politike që buron prej saj.
“Ministri i Drejtësisë nuk mund të heshtë në një kohë kur duhet të japë llogari”, thuhet në reagim.
BDI kërkon përgjegjësi të plotë dhe e përsërit qëndrimin se Jeton Shasivari duhet të japë dorëheqje.
