Zidane nis ndryshimin te Franca që në stërvitjen e parë pas Deschamps

Zinedine Zidane e bëri të qartë që në seancën e tij të parë se epoka e re te kombëtarja franceze do të sillte ndryshime. Trajneri i “Les Bleus” ndërhyri menjëherë në disa elemente të rutinës së vendosur gjatë periudhës së Didier Deschamps.

Të lidhura

None found

Të hënën, ai drejtoi për herë të parë skuadrën në përgatitjet për katër ndeshjet e ardhshme të Francës në Ligën e Kombeve. Debutimi i tij në pankinën e kombëtares u ndoq me interes të madh.

Sipas gazetës franceze “Foot Mercato”, atmosfera në kamp ishte pozitive dhe disa prej lojtarëve e vlerësuan seancën e parë nën drejtimin e trajnerit të ri.

“E shijuam shumë. U përqendruam te përshtatja dhe te mirëpritja e lojtarëve të rinj. Zhvilluam një seancë të shkëlqyer dhe jam jashtëzakonisht i lumtur”, deklaroi fillimisht Dayot Upamecano, i cili më pas foli edhe për Zidanen.

“Që kur ishim të vegjël, të gjithë kemi qenë tifozë të tij dhe për mua është kënaqësi të mësoj prej tij. Është e vështirë të përsëritet kontrolli i topit që bënte Zidane”, shtoi mbrojtësi.

Ndryshimet nuk u kufizuan vetëm te mënyra e zhvillimit të punës në fushë. Që në orët e para, Zidane nisi të rishikonte edhe detaje që kishin qenë pjesë e përditshmërisë së kombëtares franceze për vite.

Rituali i njohur i pritjes për futbollistët që mbërrinin në kampin e Clairefontaine nuk po zhvillohet më. Një tjetër qasje është vendosur edhe për dëmtimet: lojtarët e lënduar nuk janë më të detyruar të udhëtojnë drejt qendrës së Clairefontaine për t’u vlerësuar nga stafi mjekësor i kombëtares.

Mediumi RMC Sport raporton se tashmë stafi mjekësor bashkëpunon drejtpërdrejt me klubet ku aktivizohen lojtarët.

Ndryshim i dukshëm ishte edhe përdorimi i sipërfaqes së fushës Michel Platini në Clairefontaine. Kjo fushë ishte shfrytëzuar rrallë gjatë drejtimit të Deschamps.

Vëmendje të veçantë tërhoqi edhe mënyra se si Zidane u përfshi në stërvitje. Gazetarët e panë trajnerin duke marrë pjesë drejtpërdrejt në përgatitje, madje duke vendosur vetë konet dhe shënuesit e nevojshëm për ushtrimet.

Ai mori pjesë në disa prej tyre, u shpjegoi lojtarëve detajet dhe u dha udhëzime teknike pa ndërmjetës. Kjo ishte shenjë e dëshirës së tij për të qenë pranë ekipit që në ditën e parë.

Kjo mënyrë praktike pune të kujton periudhën e Zidanes te Real Madridi, ku herë pas here ai i bashkohej ndeshjeve stërvitore në fund të seancave.

Zidane nuk kishte nevojë të ndërtonte autoritetin e tij në Francë, pasi ai ishte i konsoliduar prej kohësh. Megjithatë, revolucioni i tij nisi përmes detajeve të vogla, ndërsa drejtimi teknik i projektit do të vihet në provë sapo të nisin ndeshjet zyrtare.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet