Dellova ndal Vlahovicin dhe spikat në triumfin e madh të Amedspor

Amedspor siguroi një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Beşiktaşit në Diyarbakır, rezultat që i dha tri pikë dhe e ngjiti në krye të renditjes.

Në qendër të mbrojtjes shkëlqeu Lumbardh Dellova, i cili e nisi takimin si titullar dhe qëndroi në fushë deri në përfundim. Mbrojtësi kosovar ishte ndër lojtarët më të angazhuar në neutralizimin e sulmuesit serb Dusan Vlahovic.

Të lidhura

None found

Mediat turke theksuan se Vlahovic u vu nën presion të vazhdueshëm nga prapavija e Amedspor. Dellova, së bashku me David Bates, e mbajti nga afër sulmuesin e Beşiktaşit, duke ia kufizuar hapësirat dhe duke ia vështirësuar lojën me shpinë nga porta.

Pavarësisht mbulimit të fortë, Vlahovic shënoi në minutën e 55-të, duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Ai përfitoi nga një top i kthyer dhe reagoi menjëherë pasi portieri ndali goditjen e Orkun Kökçü, por ky realizim nuk ndikoi në rrjedhën e përgjithshme të sfidës.

Përplasjet e drejtpërdrejta mes Dellovës dhe Vlahovicit vijuan edhe më pas. Në minutën e 64-t, futbollisti kosovar u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj sulmuesit të Beşiktaşit.

Dellova fitoi shumë topa përballë repartit ofensiv kundërshtar dhe ishte i pranishëm në çdo zonë të mbrojtjes. Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga një prej faqeve të njohura të mediave turke, e cila e përfshiu në formacionin e javës së bashku me Vedat Muriqin.

Pas këtij triumfi të madh, Amedspor hyri në pushimin e kombëtareve si skuadra e parë në Superligën turke. Dellova, ndërkohë, e mbylli një nga provat më të vështira të sezonit deri tani me një performancë të rëndësishme në zemër të mbrojtjes.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobet