Të paktën 5 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit me armë në një lagje të Plymouth të Britanisë së Madhe. Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet.
Autori pasi ka vrarë 5 personat, më pas ka vrarë veten. Zyrtarët shprehen se kjo ngjarje “nuk ka lidhje me terrorizmin”, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi.
Të lidhura
None found
Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri.
Sekretarja e Brendshme, Priti Patel u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin këshillat e policisë dhe të lejojnë shërbimet që të vazhdojnë punën e tyre. Ndërsa Johnny Mercer, një deputet konservator lokal, me një postim në Tëitter tha se nuk është një sulm terrorist, por është një ngjarje tragjike dhe e rëndë.
