Rron Gjinovci: Sot shpallesh tradhtar vetëm pse thua këto fakte

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar në rrjetet sociale duke rikujtuar vrasjet e civilëve shqiptarë nga shqiptarë të tjerë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në postimin e tij, ai përmend gjithashtu ekzekutimet e veprimtarëve të LDK-së, etiketimin e Ibrahim Rugovës si “tradhtar” në komunikatat e UÇK-së dhe kontributin e NATO-s në çlirimin e Kosovës.

Të lidhura

None found

Gjinovci shkruan se shumë prej këtyre fakteve janë të njohura nga publiku, por njerëzit ose nuk guxojnë t’i shprehin, ose shmangin përballjen me ta për shkak të klimës që, sipas tij, është krijuar ndër vite në Kosovë.

Ai thotë se rrëfimet për vrasjet e përmendura i kanë treguar Biu, Lati dhe xha Milua, të identifikuar si Vehbiu, Berati dhe Milaimi.

Sipas tij, Rugova ishte shpallur tradhtar nga personat që hartonin komunikatat e UÇK-së, ndërsa LDK-ja, pothuajse në çdo palë zgjedhje pas luftës, ka folur për vrasjen e veprimtarëve të saj. Ai shton se edhe sot në Kuvend ka deputetë që janë djem ose kushërinj të viktimave.

Analisti thekson se NATO-ja e ka çliruar Kosovën “pllamë më pllamë”, ndërsa shumica e njerëzve, ndonëse i dinë këto fakte, nuk i mbështesin ata që krijojnë këtë atmosferë.

“Konstatimi” i tij përmbyllës është se, në ditët e sotme, thënia e këtyre fakteve të bën të shpallesh tradhtar, gjë që, sipas tij, dëshmon se 27 vite më parë një etiketim i tillë mund të të kushtonte jetën.


Shtuar 20.09.2026 10:38

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel