Protesta e sotme u përmbyll mes thirrjeve “Nesër më shumë”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.
Në kundërshtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët marshuan përgjatë rrugëve të Tiranës.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kërkuan vazhdimisht largimin e kreut të qeverisë. Ata bënë thirrje gjithashtu që Rama dhe ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku, të dalin përpara drejtësisë.
Protestuesit deklaruan se rezistenca dhe qëndresa e tyre do të sjellin “Shqipërinë e Re”. Në të njëjtën kohë, ata e akuzuan kryeministrin për korrupsion, duke pretenduar se ai mbështet krimin dhe jo qytetarët.
