Kurti njofton identifikimin e tri viktimave nga “Grupi i Intelektualëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se janë dorëzuar tri raportet e para të ADN-së për mostrat e mbetjeve mortore të nxjerra nga varret masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Të lidhura

None found

Rezultatet e analizave kanë përcaktuar identitetin e tri viktimave dhe kanë konfirmuar lidhjen e tyre me të ashtuquajturin “Grupi i Intelektualëve”. Ky grup përbëhej kryesisht nga qytetarë të Skenderajt dhe Mitrovicës, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999.

Kurti tregoi se lajmin nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur e mori në fillim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, raportet janë pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Identifikimi i tri viktimave është bërë në më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv. Raportet e ADN-së i janë përcjellë Institutit për Mjekësi Ligjore, ndërsa përfaqësuesit e këtij institucioni dhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur i kanë informuar menjëherë, gjatë ditës së sotme, familjet e viktimave të identifikuara.

Në ditët dhe javët e ardhshme pritet të mbërrijnë edhe raportet për mostrat e tjera të dërguara për identifikim përmes ADN-së. Kurti shprehu shpresën që familjet e tjera të marrin përgjigjet të cilat i presin prej 27 vitesh, duke theksuar se, ndonëse asnjë përgjigje nuk e largon dhimbjen e humbjes, njohja e së vërtetës i jep fund ankthit të pritjes për fatin e njerëzve të dashur.

Gjetja e varrit masiv në Kalludër ishte konfirmuar më 27 korrik. Gjatë vizitës së tij në atë vend, Kurti kishte kërkuar që faktorët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, ta rrisin trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, për të cilën palët u dakorduan më 2 maj 2023 në Bruksel.

Ai veçoi nevojën për hapjen e menjëhershme të arkivave, duke përfshirë edhe atë të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave. Sipas Kurtit, kjo brigadë ka kryer masakra në Kosovë, posaçërisht në Drenicë, ndërsa Serbia e ka klasifikuar dokumentacionin e saj në vitin 2014 për një periudhë prej tridhjetë vjetësh.

Kryeministri në detyrë deklaroi se angazhimi institucional do të vijojë përmes kërkimeve në terren, përkrahjes së procesit të identifikimit dhe komunikimit të drejtpërdrejtë e të kujdesshëm me familjet. Ai premtoi se institucionet do të qëndrojnë pranë tyre dhe do t’i mbështesin në kërkesat për të vërtetën, drejtësinë dhe kthimin me dinjitet të më të dashurve.

Sipas Kurtit, sqarimi i fatit të secilit person të zhdukur me dhunë përbën një prioritet shtetëror për Republikën e Kosovës dhe një detyrim njerëzor, i cili nuk mund të konsiderohet i përfunduar për sa kohë që edhe një familje e vetme vazhdon të presë përgjigje.

Ai tha se e vërteta për fatin e të zhdukurve dhe drejtësia për viktimat e familjet e tyre do të mbeten në qendër të angazhimit të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si në punën e përditshme, ashtu edhe gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe takimeve në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kurti nënvizoi se pjesë e pandashme e kësaj agjende do të jetë kërkesa drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar që të ushtrojnë më shumë trysni mbi Serbinë. Synimi është që ajo të përmbushë zotimet e marra, të hapë arkivat dhe të ofrojë informacionet e nevojshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.


Shtuar 19.09.2026 14:26

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet