Trump: Po ecën përpara projekti për një bazë të re ushtarake amerikane në Poloni

Donald Trump ka bërë të ditur se procesi për ngritjen e një baze të re ushtarake amerikane në Poloni po shënon “përparim të madh”.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në platformën Truth Social, presidenti amerikan vlerësoi homologun polak Karol Nawrocki, të cilin e quajti “mik”, ndërsa e paraqiti projektin si pjesë të forcimit të lidhjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë. “Po bëhet përparim i madh drejt krijimit të një baze të ushtrisë amerikane në Poloni”, shkroi Trump. Ai shtoi se vendndodhja do të bëhet publike së shpejti, nëse projekti realizohet.

Sipas Trumpit, ndërtimi i kësaj baze do të shënonte “një hap historik” në marrëdhëniet e aleancës SHBA-Poloni.

Karol Nawrocki e falënderoi presidentin amerikan për mbështetjen dhe tha se Polonia është e gatshme të vijojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. “Qeveria polake do të bëjë çmos për të siguruar vendndodhjen më të mirë të mundshme për bazën e ushtrisë amerikane”, deklaroi Nawrocki.

Detaje të tjera për projektin ende nuk janë bërë të ditura nga Trumpi, përfshirë vendin ku do të ndërtohet baza, përmasat e saj dhe kalendarin e punimeve.

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht një prani të gjerë ushtarake në Evropë. Të dhënat e Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) tregojnë se Uashingtoni disponon 31 baza të përhershme dhe 18 objekte të tjera ushtarake në kontinent.

Kjo prani përfshin baza ajrore, instalime detare, garnizone, sisteme kundër raketave dhe qendra mbikëqyrjeje. Sipas të dhënave amerikane, në Evropë ndodhen të dislokuar më shumë se 68 mijë trupa amerikane.

Polonia, e cila është pjesë e NATO-s që prej vitit 1999, ka shtuar ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022.


Shtuar 18.09.2026 10:56

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş