Qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Tubimi zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit po shtohen në shesh për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.
Protesta pritet të fillojë në orën 21:00.
Ndërkohë, OVL E UÇK-së ka njoftuar se nesër në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpopullore, e cila do të nisë në orën 12:00.
