Pas dënimit të djeshëm të krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith hap procedurën për kompensimin e viktimave

Charles L Smith, kryesues i Trupit Gjykues, ka nxjerrë vendimin që i hap rrugë procedurës për kompensimin e viktimave në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Të lidhura

None found

Vendimi është marrë më 16 shtator dhe është bërë publik sot. Në të përcaktohet se Trupi Gjykues do të zhvillojë procedurën e reparacioneve dhe do të nxjerrë urdhrin përkatës sipas nenit 22(8) dhe rregullës 168, me kusht që Mbrojtja të mos paraqesë kundërshtime.

Gjatë shtatorit dhe tetorit, palët duhet të bëjnë të ditur nëse synojnë të paraqesin prova për reparacionet. Përfaqësuesi i Viktimave ka afat deri më 14 tetor 2026 për të dorëzuar kërkesën konkrete, ndërsa ZPS-ja dhe Mbrojtja mund t’i përgjigjen asaj deri më 4 nëntor.

Në pjesën urdhëruese të vendimit përcaktohet si vijon:

a) Trupi Gjykues vendos të zhvillojë procedurën për reparacionet dhe të nxjerrë një urdhër për to, në pajtim me nenin 22(8) dhe rregullën 168, nëse Mbrojtja nuk paraqet kundërshtime;

b) Mbrojtja urdhërohet që çdo kundërshtim për këtë çështje ta dorëzojë jo më vonë se e marta, 22 shtator 2026;

c) Përfaqësuesi i Viktimave dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) duhet t’i paraqesin përgjigjet e tyre deri të premten, më 25 shtator 2026;

d) Deri të martën, më 22 shtator 2026, Përfaqësuesi i Viktimave duhet të njoftojë Trupin Gjykues dhe palët për çdo ndryshim në mënyrën se si do të paraqiten provat sipas rregullës 168;

e) Nëse vazhdon të synojë paraqitjen e provave në bazë të rregullës 168, Përfaqësuesi i Viktimave urdhërohet t’i dorëzojë ato deri të mërkurën, më 7 tetor 2026;

f) Mbrojtja duhet të njoftojë Trupin Gjykues, Përfaqësuesin e Viktimave dhe ZPS-në, deri të martën, më 22 shtator 2026, nëse planifikon të paraqesë ndonjë provë në përputhje me rregullën 168;

g) Kërkesa për reparacione nga Përfaqësuesi i Viktimave duhet të paraqitet deri të mërkurën, më 14 tetor 2026;

h) ZPS-ja dhe Mbrojtja urdhërohen t’i përgjigjen kësaj kërkese jo më vonë se e mërkura, 4 nëntor 2026;

Image

i) Sekretaria duhet të riklasifikojë si publike Urdhrin e 6 nëntorit 2025, parashtresat e Përfaqësuesit të Viktimave të 17 nëntorit 2025 dhe parashtresat e ZPS-së të 17 nëntorit 2025, jo më vonë se të martën, më 22 shtator 2026;

Image

j) Deri të martën, më 22 shtator 2026, Mbrojtja duhet të dorëzojë versionet publike të redaktuara të parashtresave të saj të 17 nëntorit 2025 ose të kërkojë riklasifikimin e tyre.


Shtuar 17.09.2026 16:03

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetsmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis