PS rrëzoi kërkesën për Komision Hetimor për KAYO-n, reagon Tabaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese! Si i erdhi në mendje Ron Yeffeti qeverisë shqiptare?

Këtë të enjte, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas rrëzimit nga mazhoranca të kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për kompaninë shtetërore KAYO.

Tabaku tha se institucionet e kontrollit nuk kanë mundësi të verifikojnë në mënyrë të plotë aktivitetin financiar të kompanisë.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së aksionarëve dhe veçanërisht për përfshirjen e biznesmenit Ron Yeffet në aktivitetin e kompanisë.

“KLSH nuk e kontrollon, auditi i brendshëm nuk e kontrollon, ne thesar pagesat nuk i shohim dot. Shohim vetëm një transfertë që shkon nga qeveria te KAYO, 34 mln euro është deri më sot. Nuk dimë si është përzgjedhur secili prej aksionarëve të tjerë, cilat janë procedurat. Ky Ron Yeffeti si i erdhi në mendje qeverisë shqiptare që ta merrte dhe ta përzgjidhte. A ka pasur kërkesa të tjera, a cënohet siguria kombëtare? Këto pyetje janë elemente të asaj qe ne kishim kërkuar për objektin e Komisionit Hetimor. PS e refuzon dhe thotë se ju po kërkoni një komisioni hetimor për një çështje të cilën ka edhe veprime paralele nga institucionet e drejtësisë. Ndërkohë institucionet e drejtësisë nuk kanë nisur një hetim, por kanë marrë një material audio që është publikuar. Ne ndodhemi në një absurd kaq të madh logjik që Parlamenti nuk lejohet të ushtrojë detyrën kushtetuese që është kontrolli parlamentar”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku tha më tej së hapi i radhës do të jetë depozitimi në Gjykatë Kushtetuese: “Ne jemi duke krijuar një ngërç të jashtëzakonshëm. Kushtetuta nuk ka asnjë hapësirë për ta interpretuar. Komisioni Hetimor duhet hapur, është e drejtë e minorancës dhe mazhoranca duhet ta zbatojë këtë si një të drejtë kushtetuese. Pas komisionit hetimor për inceneratorët në 2021, të gjitha komisionet janë refuzuar dhe gjykata kushtetuese ne na ka dhënë të drejtë. Kështu që hapi i radhës do të jetë Gjykata kushtetuese”.

Deputetja demokrate tha se do ta denoncojnë edhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare.


Shtuar 17.09.2026 14:05

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis