Bledar Bakaj, 52-vjeç, është paraqitur në Gjykatën e Fierit, pasi u ndalua tre ditë më parë nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj në Suk të Roskovecit.
Masa e sigurisë ndaj tij pritet të caktohet sot nga trupi gjykues, i përbërë nga prokurorja Oljana Gjergjefi dhe gjyqtarja Bora Shaholli.
Të lidhura
None found
Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 22:30 të së dielës. Sipas informacioneve paraprake, Bakaj, i cili është daja i deputetes së PS-së Zegjine Çaushi, shkoi në banesën e 67-vjeçarit në Suk dhe dyshohet se e goditi atë me drapër në këmbë.
Konflikti dyshohet se nisi pasi 52-vjeçari u paraqit në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, megjithëse gjykata kishte vendosur ndaj tij një urdhër mbrojtjeje.
Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Gjatë qëndrimit në Komisariatin e Fierit, Bakaj i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka deklaruar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren dhe se sqarimet e tij do t’i paraqesë përpara gjykatës, e cila do të marrë sot vendimin për masën e sigurisë.
