Policia e Shtetit ka vënë në pranga ish-drejtuesin e Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, si dhe biznesmenin Kastriot Hasko, pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Fierit. Ndalimi i tyre është kryer në kuadër të hetimeve mbi dyshimet për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në zonën e Semanit.
Urdhër-arrestet ndaj Shehut dhe Haskos u ekzekutuan në Tiranë gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure. Nga informacionet paraprake mësohet se të dy ndodheshin prej disa muajsh nën hetimin e Prokurorisë së Fierit.
Të lidhura
None found
Çështja ka në fokus dokumente të dyshuara si të falsifikuara, të lidhura me prona në Seman. Autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.
