Qeveria miraton dërgimin e 17 ushtarakëve dhe një helikopteri shqiptar në KFOR

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës mori disa vendime dhe miratoi projektligjin që rregullon krijimin dhe administrimin e rezervave minimale të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj.

Mes vendimeve të miratuara ishte edhe angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin KFOR në Kosovë. Kontingjenti shqiptar do të përbëhet nga 17 ushtarakë dhe një helikopter.

Të lidhura

None found

Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu emërimi i Mario Keputës si zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ekzekutivi miratoi edhe një shtesë në vendimin e vitit 2020, i cili përcakton dokumentet e nevojshme dhe procedurat e detajuara për evidentimin e ndërtimeve pa leje.

Një tjetër çështje e miratuar ishte dhënia e mendimit të Kuvendit lidhur me një projektligj joqeveritar, që propozon ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Qeveria vendosi po ashtu të ndryshojë rregulloren që lidhet me mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga rreziqet që vijnë prej ekspozimit ndaj agjentëve biologjikë gjatë punës.

Në mbledhje mori miratimin edhe projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

Nisma ligjore përcakton mënyrën se si këto rezerva sigurie do të krijohen, administrohen, depozitohen dhe përdoren.

Sipas objektit të projektligjit, masat e parashikuara kanë për qëllim garantimin e një niveli të lartë sigurie për furnizimin me naftë në Republikën e Shqipërisë.


Shtuar 16.09.2026 20:51

sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibom