Protesta popullore ka hyrë në një fazë tjetër përshkallëzimi pas mbylljes së fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë.
Qytetarët dhe aktivistët kanë nisur një marshim të organizuar drejt tri pikave në kryeqytet, duke i shndërruar rrugët e Tiranës në hapësira të mosbindjes civile kundër qeverisë.
Të lidhura
None found
Fillimisht, pjesëmarrësit po drejtohen drejt Kuvendit të Shqipërisë, i përcaktuar si një nga pikat e protestës për shkak të aferave korruptive dhe refuzimit të rezolutës për gjenocidin serb. Më pas, marshimi do të vijojë drejt Bllokut të Sigurisë, në kundërshtim të ndalimeve të aktivistëve.
Marshimi i revoltës pritet të përfundojë pranë bustit të Komandantit Adem Jashari. Kjo ndalesë mbart një simbolikë të veçantë, duke e lidhur qëndresën qytetare me mbrojtjen e dinjitetit të luftimeve të UÇK-së dhe të interesave kombëtare.
