Armando Broja pranë largimit nga Burnley, në horizont kalimi te Al-Jazira dhe ribashkimi me Asllanin

Armando Broja mund të mbyllë shumë shpejt aventurën e tij te Burnley. Sipas “Sky Sport”, largimi i sulmuesit shqiptar nga klubi anglez është tashmë më i afërt se kurrë dhe mund të ndodhë që në këtë periudhë.

Të lidhura

None found

Një nga destinacionet e mundshme për 25-vjeçarin janë Emiratet e Bashkuara Arabe. Al-Jazira e konsideron Brojën një përforcim të përshtatshëm për repartin ofensiv, çka do të sillte edhe bashkimin e tij me Kristjan Asllanin, i cili ndodhet në huazim nga Inter.

Interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka shfaqur edhe PAOK-u në Greqi, por klubi grek e kërkonte në formën e huazimit. Megjithatë, merkatoja në Greqi u mbyll dje dhe kjo mundësi tashmë është rrëzuar.

Tashmë pritet të mësohet nëse Broja do ta pranojë transferimin në Lindjen e Mesme, ku do të luante krah Asllanit. Pavarësisht vendimit të tij, gjithçka tregon se largimi nga Burnley është shumë pranë dhe se cikli i tij në futbollin anglez po shkon drejt fundit.


Shtuar 16.09.2026 13:28

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel