PDK konteston në Kushtetuese formimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryesisë

Partia Demokratike e Kosovës ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese një ankesë ku kërkon të vlerësohet nëse procesi i konstituimit të Kuvendit, përfshirë edhe përzgjedhjen e kryetares dhe nënkryetarëve, ka qenë në pajtim me ligjin themelor të vendit.

Të lidhura

None found

Pas paraqitjes së kërkesës, përfaqësuesit e kësaj partie, Arian Tahiri, Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, theksuan urgjencën e një vendimi nga kjo gjykatë. Sipas tyre, veprimet e institucioneve që burojnë nga një legjislativ, i cili pretendon se është ngritur në shkelje të Kushtetutës, rrezikojnë të sjellin pasoja të rënda ligjore dhe institucionale.

Kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, sqaroi se objekti i ankesës përfshin vlerësimin e vendimit për shpalljen e Kuvendit të konstituuar, zgjedhjen e kryetares, si dhe procedurën dhe votimin për nënkryetarët.

“Ne kemi shprehur vazhdimisht besimin tonë në punën dhe integritetin profesional të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, konsiderojmë se është e domosdoshme dhe imediate të merret një vendim sa më i shpejtë, me qëllim që të parandalohen dëme dhe situata më të komplikuara në sferën juridike dhe institucionale,” u shpreh Tahiri.

Ai paralajmëroi se edhe qeveria e dalë nga një Kuvend i tillë mund të miratojë akte të paligjshme, nëse vërtetohet se themeli i saj, pra konstituimi i Kuvendit, është antikushtetues. “Për çdo vendim të jashtëligjshëm, ne do t’i drejtohemi Gjykatës për ta rikthyer vendin në shinat kushtetuese dhe për të siguruar respektimin e institucioneve dhe aktit më suprem juridik, Kushtetutës së Kosovës,” shtoi ai.

Deputeti Përparim Gruda argumentoi se, bazuar në Kushtetutë dhe një vendim paraprak të Gjykatës Kushtetuese, afati për formimin e Kuvendit ishte 8 gushti. Ai pohoi se më vonë Lëvizja Vetëvendosje kishte vendosur si datë kufi politike 6 shtatorin, por që as ky afat nuk u mbajt.

“Pasi u tejkalua një afat kushtetues dhe një afat i vetë-imponuar politikisht, ne u gjendëm përpara një situate të vështirë. Megjithatë, vendosëm të merrnim pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit, por as ato nuk sollën zgjidhje. Kur kuptuam se përveç shkeljeve të afateve, po bëhej tallje me institucionet dhe qytetarët përmes seancash absurde dhe justifikimesh boshe, vendosëm t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ndonëse ajo ka një aktgjykim për këtë çështje dhe kishim hezituar, tani që pushteti ka dalë tërësisht jashtë kontrollit kushtetues, nuk na mbeti rrugë tjetër,” deklaroi Gruda.

Ai iu referua një parimi juridik sipas të cilit askush nuk mund të nxjerrë përfitime nga shkeljet e veta. “Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i shkelë të gjitha afatet dhe në fund të përfitojë prej këtyre veprimeve. Nuk mund të vendoset një precedent ku një subjekt politik zëvendëson afatet kushtetuese me të vetat. Asnjë shumicë, sado e madhe, nuk është mbi Kushtetutën,” theksoi ai.

Gruda nënvizoi se roli i Kushtetutës është të kufizojë pushtetin dhe paralajmëroi se të nesërmen do të depozitohet një kërkesë tjetër, këtë herë për zgjedhjen e qeverisë së re. Ai argumentoi se nëse Kuvendi është formuar në kundërshtim me ligjin themelor, atëherë të gjitha vendimet që dalin prej tij janë të cenueshme kushtetuese. “Nesër do të kontestojmë edhe formimin e Qeverisë. Nuk mund të vazhdojmë të lejojmë që Kuvendi të zgjedhë organet kryesore të shtetit duke krijuar dilema të thella kushtetuese dhe duke minuar legjitimitetin,” shtoi ai, duke përmbyllur se në një demokraci kushtetuese, legjitimiteti nuk buron thjesht nga numri i votave, por nga respektimi rigoroz i Kushtetutës.

Avokati Faton Fetahu detajoi tri pikat kryesore të kërkesës së dorëzuar në Kushtetuese. Sipas tij, ato kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, me ndryshimin e procedurës së votimit për nënkryetarët, dhe me faktin se Kuvendi u shpall i konstituuar pa pasur një anëtar të Kryesisë nga grupi i dytë më i madh parlamentar.

Fetahu theksoi qëndrimin e PDK-së se Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e tij dhe praktikën gjyqësore të Kushtetueses. Ai argumentoi se mungesa fizike e deputetëve të PDK-së në sallë gjatë votimit për anëtarët e Kryesisë nuk përbën heqje dorë nga e drejta e tyre për të propozuar kandidatë. Ai shtoi se grupi parlamentar i PDK-së ka kërkuar në mënyrë të vijueshme mbajtjen e seancës gjatë gjithë periudhës kur nuk kishte tentativa për ta bërë këtë, dhe se rasti duhet parë në tërësinë e tij, jo vetëm përmes prizmit të pjesëmarrjes në një seancë të vetme.

Në fund, Fetahu shprehu bindjen se gjykata do ta pranojë kërkesën dhe do të vendosë me shpejtësi një masë të përkohshme, me synimin për të shmangur atë që ai i cilësoi si dëme të pariparueshme për interesin publik. “Ne presim që ky rast të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese si shkelje kushtetuese dhe që kërkesa të shpallet e pranueshme. Mbi të gjitha, është e domosdoshme të vendoset sa më parë masa e përkohshme,” përfundoi ai.


Shtuar 14.09.2026 10:21

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus