Kurti: Procesi në Hagë nuk mund ta cenojë luftën e UÇK-së

Mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, e nisi fjalimin para Kuvendit të Kosovës duke uruar për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Të lidhura

None found

Gjatë adresimit të tij, ai foli edhe për shqetësimin që, sipas tij, po shoqëron qytetarët e Kosovës lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti e vlerësoi si të padrejtë dhe të pabesueshme kërkesën e Prokurorisë në këtë proces, duke thënë se ajo bie ndesh me të vërtetën historike të popullit të Kosovës dhe me drejtësinë e luftës çlirimtare.

“Ju përgëzoj për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit. Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi”, ka deklaruar Kurti.

Ai rikujtoi se qëndrimi i Qeverisë që ka drejtuar ka qenë i pandryshuar dhe i qartë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Qëndrimi i Qeverisë që unë e drejtova është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullatës civile, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi gjithashtu se asnjë vendim i gjykatave, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, nuk mund ta dëmtojë vlerësimin për luftën e UÇK-së.

“Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, ka deklaruar Kurti.


Shtuar 13.09.2026 15:04

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetpusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis