iPhone Duo përballet me kritika nga mëngjarashët për ndërfaqen e orientuar djathtas

Apple ka prezantuar këtë javë iPhone Duo, pajisjen e saj të parë të palosshme, pas disa muajsh pritjeje.

Të lidhura

None found

Me një pamje që kujton një libër, telefoni hapet plotësisht për të zbuluar një ekran të brendshëm më të gjerë se sa i gjatë.

Megjithatë, vetëm disa ditë pas prezantimit, modeli i ri është vënë në qendër të polemikave për shkak të organizimit të ndërfaqes. Përdoruesit mëngjarashë thonë se vendosja e kontrolleve e bën përdorimin e telefonit me dorën e majtë veçanërisht të vështirë.

Meqë rreth një në dhjetë njerëz në botë është mëngjarash, kritikat kanë rikthyer diskutimin nëse Apple ka lënë pas dore një grup të rëndësishëm të klientëve të saj potencialë.

Shumë përdorues reaguan pas prezantimit në rrjetin social X.

“Më pëlqeu iPhone Duo. Duket shumë mirë dhe elegant në shumë aspekte. Megjithatë, për mua ky telefon është pothuajse i papërdorshëm. Arsyeja është e thjeshtë: jam mëngjarash”, shkroi një prej tyre.

Një përdorues tjetër tha se sapo kishte kuptuar se pajisja mund të mos ishte zgjedhja e duhur për të, pasi kontrollet kryesore dukeshin të krijuara për përdorim me dorën e djathtë.

“Nga ajo që kuptova prej prezantimit të iPhone Duo, Apple i urren mëngjarashët”, shkroi me ironi një tjetër përdorues.

Shqetësimet lidhen kryesisht me vendosjen e elementeve të ndërfaqes kur telefoni hapet.

Kontrollet e ekranit të kyçjes, Dock-u i ekranit kryesor dhe një pjesë e madhe e mjeteve të navigimit brenda aplikacioneve ndodhen në krahun e djathtë të pajisjes.

Kjo do të thotë se personat që e mbajnë dhe e përdorin zakonisht telefonin me dorën e majtë mund të detyrohen të shtrijnë dorën përgjatë gjithë ekranit për të prekur funksionet kryesore.

Reagime të ngjashme janë publikuar edhe në Reddit.

“Do të mendoje se mundësia për ta zhvendosur Dock-un për përdoruesit mëngjarashë do të ishte një funksion që Apple do ta kishte përfshirë”, shkroi një përdorues.

Ai shtoi: “Për një kompani që thotë se i kushton kaq shumë rëndësi ndërfaqes dhe eksperiencës së përdoruesit, herë pas here bëjnë disa neglizhenca shumë të dukshme.”

Një tjetër përdorues u shpreh: “Doja shumë ta blija, por problemi nuk është vetëm që nuk arrij anën tjetër të ekranit. Pothuajse çdo funksion kryesor ndodhet sa më larg dorës sime.”

Deri tani, Apple nuk ka bërë të ditur nëse Dock-u dhe kontrollet e tjera mund të zhvendosen në të majtë përmes cilësimeve.

iPhone Duo pritet të hidhet në shitje muajin e ardhshëm, me një çmim fillestar prej 1,999 dollarësh.

Pajisja ka një formë të ngjashme me Samsung Galaxy Z Fold8 dhe, pasi hapet, shfaq një ekran më të gjerë sesa të gjatë.

Si paneli i jashtëm, ashtu edhe ai i brendshëm kanë raportin 1.4, në mënyrë që aplikacionet të kalojnë nga një ekran në tjetrin pa deformime apo hapësira të panevojshme.

Ekrani i jashtëm është 5.4 inç, ndërsa ai i brendshëm ka përmasën 7.6 inç.

Pajisja mund të përdoret në disa pozicione: përdoruesi mund ta lërë pjesërisht të hapur për të parë filma pa e mbajtur në dorë ose ta përdorë të palosur, në formën e një libri.

Çipi i ri A20 Pro është menduar të mundësojë edhe përdorim të avancuar multitasking, me aplikacione të ndryshme që funksionojnë njëkohësisht në dy pjesët e ekranit.

Sipas Apple, ekrani do të jetë gjithashtu i pajtueshëm me Apple Pencil, një mundësi që deri tani ka qenë kryesisht e lidhur me iPad.

Nëse ky funksion konfirmohet në versionin përfundimtar, iPhone Duo do të jetë modeli i parë iPhone që mbështet lapsin elektronik të Apple.

Në pjesën e pasme, telefoni është pajisur me një kamerë kryesore 48 megapikselë, të ngjashme me atë të iPhone 18 Pro.

Para daljes në treg, Apple mund të përballet me presionin për të shpjeguar nëse ndërfaqja e iPhone Duo do të mund të përshtatet edhe për përdoruesit mëngjarashë. /GazetaExpress/


Shtuar 13.09.2026 14:33

Tags:
sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetpusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis