Në javën e katërt të “Abissnet Superiore”, Teuta siguroi një fitore 2-0 ndaj Vorës në stadiumin “Niko Dovana”. Pas ndeshjes, Muço Boçi, i shpallur “Lojtari i Ndeshjes”, dha një prononcim për mediat.
Të lidhura
None found
I pyetur nëse ka vendosur objektiva pas katër javësh, Boçi u përgjigj: “Çdo ndeshje është ‘Man of the Match’, kështu që në vazhdim do marr edhe më shumë.”
Kur u pyet çfarë ka ndryshuar te skuadra që ka grumbulluar 10 pikë në javët e para, ai tha: “Jam shumë i lumtur për këto fitore. Kemi një grup shumë të mirë. Të gjitha kanë ndikuar dhe të gjithë përpiqemi.”
Lidhur me vendin e parë që mban Teuta, Boçi theksoi: “Nuk flitet kaq shpejt, por me kalimin e kohës do përpiqemi të marrim vendin e parë.”
Për objektivin personal, ai u shpreh: “Të bëj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin dhe të më ndihmojë ekipi. Për këtë punë jemi këtu.”
Boçi zbuloi edhe shifrat që synon: 7 ose 8 gola dhe 5 asiste.
I pyetur nëse krosat me këmbën e kundërt janë produkt pune apo intuitë, ai u përgjigj: “Është e punuar gjithë javës, ndodhi ajo që”.
