Një zjarr i fuqishëm në një azil për të moshuar në Kili ka shkaktuar vdekjen e 16 personave.
Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje në komunën Pitrufquén, pjesë e rajonit të Araucanías, në jug të kryeqytetit Santiago.
Të lidhura
None found
Autoritetet lokale konfirmuan numrin e viktimave, ndërsa Komuna e Pitrufquén shprehu ngushëllimet për familjet e të moshuarve që humbën jetën.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende. Menjëherë pas shpërthimit të flakëve, ekipet e zjarrfikësve u angazhuan për shuarjen e tyre dhe për normalizimin e situatës.
Sipas autoriteteve, zjarri u vu nën kontroll gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
