Olimpija Ljuubljana po dominon transfertën ndaj Koperit, ku rezultati momental është 0-3, ndërsa protagonistë janë bërë dy sulmuesit shqiptarë të skuadrës.
Marvin Çuni realizoi golin e parë të takimit në minutën e 52-të. Vetëm dy minuta më vonë, ai asistoi për Mitrovskin, i cili shënoi golin e dytë të Olimpija Ljuubljanës.
Të lidhura
None found
Goli i tretë mban firmën e Indrit Tucit. Futbollisti tjetër i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 67-të.
Për Çunin, ky ishte realizimi i dytë në këtë sezon, ndërsa në llogarinë e tij janë edhe dy asistime.
Goli i Marvin Çunit
Goli i Indrit Tucit
