Sheshet e Prishtinës janë mbushur me qytetarë të ardhur nga të gjitha pjesët e Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në marshin e organizuar para shpalljes së verdiktit përfundimtar ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.
Të lidhura
None found
Aktiviteti, i titulluar “Marshi për Liri”, do të zhvillohet sot nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu”, sipas programit të publikuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.
Veprimtarinë do ta drejtojë moderatori Berat Miftari. Programi do të hapet me një performancë artistike të Arbnora Zogianit, e cila do të interpretojë këngën “Pa duvak s’ka me u ba nuse”.
Pas kësaj, Miftari do të shpallë hapjen zyrtare të marshit dhe do të ftojë në skenë përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tashollin dhe Eliza Hoxhën.
Në program është përfshirë edhe një fjalim i Hysni Gucatit. Fjalën e saj do ta mbajë gjithashtu Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani.
Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe këngëtari Arif Vladi, i cili do të interpretojë “Marshin e UÇK-së”.
