Situata e zjarreve në Shqipëri, 32 vatra të raportuara në 24 orë, vetëm një mbetet aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë raportuar 32 vatra zjarri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 28 prej tyre janë shuar, 3 vijojnë të monitorohen, ndërsa vetëm një mbetet aktive.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale, së bashku me 30 automjete zjarrfikëse. Në terren kanë kontribuar edhe Forcat e Armatosura me 92 efektivë, 10 mjete, një dron dhe një autoambulancë.

Të lidhura

None found

Në Qarkun Tiranë, është shuar vatra në Malin e Dajtit, ku një ditë më parë morën pjesë në ndërhyrje edhe 33 efektivë të Forcave të Armatosura. E fikur është edhe vatra në Malin me Gropa.

Tre vatra në Qarkun Dibër, përkatësisht në Lundre-Madhesh të bashkisë Mat, në Cerrujë të Klosit dhe në Selishtë, vijojnë të jenë nën mbikëqyrje. Autoritetet bëjnë me dije se asnjëra prej tyre nuk përbën aktualisht rrezik për zonat e banuara.

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Gallatë, në njësinë administrative Milot të bashkisë Kurbin, pasi ka ardhur nga territori i bashkisë Mat. Ndërhyrja e mjeteve vështirësohet nga terreni i thyer, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat në këtë zonë.

Në Qarkun Shkodër janë shuar vatrat në Porav, Rragam dhe në malin e Tërbunit. Po ashtu, janë fikur edhe vatrat e raportuara në Fier-Mallakastër, Elbasan dhe Korçë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po vijon ndjekjen e situatës në të gjithë vendin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Forcat dhe kapacitetet operacionale qëndrojnë në terren dhe në gatishmëri për çdo ndërhyrje, duke pasur si përparësi mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë.


Shtuar 12.09.2026 11:29

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel