Kompania spanjolle “Zeleros” ka prezantuar ditët e fundit trenin që mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 1000 km/h.
David Pistoni, themelues dhe drejtor i kompanisë, thotë se ky tren do të ketë zero ndotje për ambientin, pasi bëhet fjalë për një mjet transporti totalisht elektrik.
“Avancimet e mëdha teknologjike të viteve të fundit kanë lejuar që të bëhet realitet një projekt për të cilin ka 200 vjet që flitet”, deklaroi Pistoni.