Sesioni i ri parlamentar nisi këtë të hënë me zhvillimin e mbledhjes së parë në sallën e Kuvendit.
Hapja e punimeve u shoqërua me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, gjatë të cilit deputetët u ngritën në këmbë në shenjë nderimi.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të himnit, kryeparlamentari Niko Peleshi bëri të ditur rendin e ditës dhe mbajti fjalën e parë për këtë sesion.
“Ky Kuvend do të vlerësohet jo nga ajo që përfaqëson, por nga ajo që arrin. Ta përgatisim Shqipërinë për anëtarësimin e plotë drejt BE-së. Le ta bëjmë me rezultate konkrete. Shqipëria e ka zgjedhur Europën. Le të vazhdojmë punën që na çon atje”, deklaroi ndër të tjera Peleshi.
