James Rodriguez drejt një transferimi të papritur në Itali

James Rodriguez mund të rikthehet së shpejti në futbollin evropian, me Avellinon e Serie B që po punon për të siguruar shërbimet e mesfushorit kolumbian.

Të lidhura

None found

Sipas MARCA, negociatat mes klubit italian dhe lojtarit kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet pas përcaktimit të kushteve financiare.

Një kontakt i drejtpërdrejtë mes Rodriguezit dhe trajnerit të Avellinos, Alessandro Nesta, ka ndodhur tashmë. Tashmë palëve u duhet të dakordësojnë vetëm detajet e fundit të kontratës.

Kolumbiani është aktualisht pa klub, pasi i dha fund bashkëpunimit me skuadrën e MLS-së, Montreal. Kjo e lejon atë të firmosë me Avellinon edhe pse dritarja e transferimeve është mbyllur.

Kalimi në klubin italian do të ishte një zgjedhje befasuese për Rodriguezit, i cili në të kaluarën ka mbajtur fanellat e Real Madridit, Bayern Munichut, Monacos dhe Portos.

Avellino ndodhet në vendin e pestë të renditjes së Serie B, me një diferencë prej vetëm tri pikësh nga kryesuesi Palermo.

Skuadra synon ngjitjen në Serie A dhe përvoja e Rodriguezit do të përbënte një përforcim të rëndësishëm për objektivin e promovimit.

Te Avellino, futbollisti 35-vjeçar do të gjente sërish Alessandro Nestën, i cili e mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij viti.

Përpara kësaj detyre, tekniku italian ka drejtuar ekipe në Serie B dhe Serie A, mes tyre Frosinonen, Reggianën dhe Monzën.


Shtuar 8.09.2026 15:44

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş