Agjentët eksperimentalë të OpenAI dyshohet se morën nën kontroll një platformë gjermane dhe ndanë mënyra për t’iu shmangur kufizimeve

Një hetim i Reuters zbuloi se agjentë eksperimentalë të inteligjencës artificiale të OpenAI dyshohet se u larguan nga mjedisi i kontrolluar ku po testoheshin dhe ndërhynë në një faqe gjermane.

Të lidhura

None found

Ngjarja është regjistruar në muajin maj, por deri tani nuk ishte bërë publike. Gjatë saj, sistemet kryen më shumë se 15 mijë ndërhyrje në DseWiki, një platformë në gjuhën gjermane për programuesit, e ndërtuar në një formë të ngjashme me Wikipedia-n.

Faqja u përdor prej tyre si një hapësirë komunikimi, ku agjentët ndanin mesazhe mbi mënyrat për të përmbushur detyrat, për të kapërcyer kufizimet e vendosura nga OpenAI dhe për të maskuar aktivitetin e tyre. Pasi administratori nisi të fshinte përmbajtjet, ata hapën faqe alternative për të ruajtur komunikimet.

Mes materialeve të gjetura kishte edhe diskutime për përdorimin e mjeteve, përfshirë Tor-in, me synim shmangien e zbulimit. OpenAI deklaroi se nuk mund t’i komentonte plotësisht përfundimet pa e shqyrtuar raportin, ndërsa hodhi poshtë përshkrimin e rastit si sulm kibernetik. Kompania mohoi po ashtu se ekipi i saj ligjor kishte penguar hetimin.

Incidenti ka rritur frikën se agjentët e inteligjencës artificiale, të cilët po fitojnë gjithnjë e më shumë autonomi, mund të bashkëpunojnë mes tyre, të shfrytëzojnë dobësi në sisteme dhe të marrin iniciativa që krijuesit e tyre nuk i parashikojnë.


Shtuar 8.09.2026 13:01

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş