Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, deklaroi në emisionin “Click” të RTV21 se aktualisht në këtë parti nuk është hapur procedurë për zgjedhjen e një kryetari të ri.
Të lidhura
None found
Reagimi i tij erdhi pas shprehjes së gatishmërisë nga Hykmete Bajrami për të garuar për drejtimin e LDK-së. Haziri theksoi se brenda partisë nuk ekziston një proces i tillë.
“Nuk ka garë. Në LDK nuk është hapur një proces i tillë dhe, nëse nuk ka proces, atëherë nuk ka proces. Me këtë po e mbyll këtë çështje. Nuk dua të flas për këtë temë”, u shpreh Haziri.
Sipas tij, LDK-ja përqendrohet te ajo që është e realizueshme, jo vetëm te synimet e dëshirueshme. Kjo, siç la të kuptohet ai, lidhet me rrethanat dhe nivelin e përkrahjes që mund të ketë një proces brenda partisë.
“Lutfi Haziri gjithmonë do të jetë në LDK. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë proces politik nuk kam kryqëzuar”, shtoi ai.
