Formacioni ideal dhe trajneri më i mirë i javës së tretë në Superiore

Java e tretë e “Abissnet Superiore” uli siparin të dielën në mbrëmje, kur Dinamo mposhti Elbasanin me rezultatin 2-1. Në vijim të përzgjedhjes së përjavshme për kampionatin shqiptar, “Newsport.al” ka përcaktuar formacionin ideal dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave.

Të lidhura

None found

Mario DAJSINANI (Egnatia): Portieri i skuadrës nga Rrogozhina zhvilloi një paraqitje të mirë, pavarësisht golit të pësuar në suksesin 2-1 kundër Skënderbeut. Me disa pritje vendimtare, Dajsinani u mohoi korçarëve gola thuajse të sigurt dhe pati rol kyç në fitoren e ekipit të tij.

Dion VATA (Partizani): Autogoli i shënuar nuk mund ta zbehë paraqitjen shumë të mirë që bëri në qendër të mbrojtjes. Ndonëse ende i ri, ai shfaq stabilitet dhe një mënyrë të veçantë loje, ndërsa nga njëra ndeshje në tjetrën po tregon përmirësim të vazhdueshëm.

Patrick STANIC (Tirana): U shfaq si udhëheqësi i repartit të prapavijës së kryeqytetasve. Stanic ishte ndër lojtarët kryesorë që ndihmuan bardheblutë ta mbanin portën të paprekur në triumfin spektakolar 4-0 ndaj Vorës.

Ysni ISMAILI (Dinamo): Në rolin e mbrojtësit të djathtë, ai është një futbollist që spikat në kampionatin shqiptar. Përveç detyrave mbrojtëse, të cilat i kryen mjaft mirë, Ismaili mbështet edhe fazën sulmuese nga krahu i djathtë, ku bëhet i rrezikshëm falë shpejtësisë, krosimeve dhe pasimeve vertikale.

Basilio NDONG (Tirana): Në krahun e majtë ofroi një paraqitje bindëse dhe krijoi raste të shumta. Bashkëpunimi me Berishën ishte i një niveli të lartë dhe prodhoi rrezik në zonën e Vorës. Ndong jo vetëm që ndali aksionet kundërshtare në atë krah, por ishte gjithashtu pikënisje e tranzicioneve pozitive të bardhebluve.

Sherif KALLAKU (Teuta): Ishte udhëheqësi i padiskutueshëm i skuadrës së Edlir Tetovës. Kallaku realizoi golin e parë në fitoren 1-3 kundër Laçit dhe dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë, ashtu siç ka bërë në çdo ekip ku është aktivizuar në Superiore. Edhe në Kurbin, ai rezultoi futbollisti më i mirë në fushë.

Rowan HUMAN (Partizani): Ishte pa diskutim lojtari më i mirë i Partizanit, jo vetëm në triumfin 2-3 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Në “Loro Boriçi”, Human ishte i përfshirë në çdo aksion dhe thuajse e bëri gjithçka vetë, duke ua përgatitur golat shokëve të skuadrës. Në minutën e 97-të mori përsipër një përgjegjësi të madhe dhe shënoi me penallti golin e fitores.

Drilon HAZROLLAJ (Tirana): Një paraqitje prej ylli, që tregoi se po rikthehet në formën e shfaqur te Malisheva dy sezone më parë. Dy golat kundër Vorës nxorën në pah versionin e vërtetë të Hazrollajt dhe cilësitë që ai mund të shfaqë kur e ka topin në këmbë.

Lorenco VILA (Dinamo): Zgjedhja e Ilir Dajës për ta aktivizuar si titullar është plotësisht e justifikuar. Vila ishte i pranishëm kudo, punoi pa u lodhur dhe u gjend në vendin e duhur në çastin e duhur. Ai realizoi golin e dytë ndaj Elbasanit, një rrjetë shumë e rëndësishme në fitoren e vuajtur 2-1, të arritur me përmbysje.

David FADAIRO (Partizani): Eksperienca me Dinamon në Conference League, veçanërisht puna nën drejtimin e Ilir Dajës, duket se ka nxjerrë në pah versionin e tij më të mirë. Besimin e fituar me “Nëndetësen” po e tregon edhe me të kuqtë. Fadairo shënoi në suksesin 2-3 kundër Vllaznisë në Shkodër dhe krijoi rrezik sa herë që preku topin.

Alessandro ALBANESE (Egnatia): Albanese po vijon sezonin e ri në të njëjtin nivel ku e përfundoi të kaluarin. Ai mbetet një yll dhe një element vendimtar për rrogozhinasit. Sulmuesi e gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren 2-1 ndaj Skënderbeut, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë të arta për kreun.

Trajneri, Dean KLAFURIÇ (Tirana): Tirana e tij u paraqit në mënyrë perfekte. Pas humbjeve në dy ndeshjet e para, bardheblutë treguan një fytyrë krejt tjetër përballë Vorës. Klafuriç e kishte organizuar skuadrën në një mënyrë që kundërshtari të mos arrinte ta përballonte në asnjë repart. Paraqitja e ekipit dhe fitorja e thellë 4-0 e bëjnë atë pa dyshim trajnerin më të mirë të javës.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet