Një i dënuar 60-vjeçar është gjetur i pajetë në burgun e Idrizovës, bëri të ditur MPB-ja.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, më 06.09.2026, në orën 05:00, Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues – Burgu Idrizovë e ka informuar SPB Shkupin se brenda institucionit ishte gjetur pa shenja jete D.M. (60), nga rrethina e Negotinës, i cili po vuante dënimin në këtë burg.
Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa në trup nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Në vendin e ngjarjes, ekspertizën e ka kryer një ekip i SPB Shkupit, njoftojnë nga MPB-ja./Telegrafi/
