Kumbaro para drejtuesve të shkollave në Tiranë: Viti i ri nis me komunikim më të mirë, siguri dhe rregulla të qarta

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim me drejtuesit e më shumë se 200 shkollave që janë pjesë e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar të Tiranës, në kuadër të përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor.

Ajo prezantoi prioritetet kryesore të udhëzimit për vitin shkollor 2026-2027, duke veçuar ndalimin e përdorimit të telefonëve celularë gjatë procesit mësimor, zbatimin e Kodit të Etikës për mësuesit dhe stafet arsimore, si dhe krijimin e një atmosfere mikpritëse për nxënësit që në ditën e parë.

Të lidhura

None found

Kumbaro tha se institucionet arsimore duhet të veprojnë mbi të njëjtat parime dhe rregulla, duke ruajtur rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, por edhe duke korrigjuar problematikat e evidentuara.

Sipas saj, këtë vit vëmendje e veçantë do t’i kushtohet komunikimit, i cili duhet të jetë pikënisja e punës në shkolla.

Ministrja riktheu në vëmendje edhe rregullin për ndalimin e celularëve, duke theksuar se zbatimi i tij duhet të nisë me mësuesit.

Ajo kujtoi gjithashtu se, një vit më parë u miratua Kodi i Etikës për mësuesit, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e shërbimit psikosocial. Kumbaro sqaroi se ky kod nuk lidhet vetëm me paraqitjen, por veçanërisht me mënyrën e komunikimit.

Sipas udhëzimit të ri, dita e parë e shkollës do të ketë një karakter njohës dhe prezantues. Nxënësit do të njihen me shkollën, mësuesin, librat dhe shokët e klasës, në mënyrë që nisja e vitit të jetë sa më e qetë dhe mirëpritëse.

Gjatë takimit u diskutua edhe çështja e sigurisë në shkolla. Kumbaro informoi prindërit dhe opinionin publik se të dhënat e kamerave inteligjente, të instaluara në shkollat e përfshira në projektin “Smart City”, do të monitorohen nga Qendra e Monitorimit pranë Policisë së Shtetit.

Projekti është zbatuar fillimisht si pilot në 20 shkolla të Tiranës dhe Kamzës. Kamerat janë të projektuara për të identifikuar rreziqe të ndryshme, përfshirë tymin e cigares, objektet e përcaktuara në katalog si të rrezikshme dhe fytyrat e personave të raportuar si me rrezikshmëri.

Ministrja nënvizoi se kjo teknologji shërben vetëm si mbështetje dhe nuk mund të zëvendësojë vëmendjen apo komunikimin brenda zinxhirit të sistemit arsimor.

Një tjetër risi e këtij viti është nisja e programit “Pas Shkolle”, i cili do të zbatohet në 408 institucione arsimore në të gjithë vendin.

Programi synon t’u sigurojë nxënësve të arsimit të mesëm të ulët dhe të lartë aktivitete krijuese e socializuese, si dhe t’i largojë nga përdorimi i dëmshëm i teknologjisë.

Ndërkohë, në institucionet arsimore ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore. Ato do të ofrohen falas për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët, ndërsa tekstet për klasat I-V do të jenë të reja çdo vit.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet