Iliman Ndiaye ka treguar se gjatë afatit kalimtar veror përparësi i kishte dhënë Manchester Cityt, ndonëse Tottenham shfaqi interesim serioz për të.
Të lidhura
None found
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, City pagoi rreth 65 milionë funte për ta transferuar reprezentuesin senegalez nga Evertoni. Edhe Tottenhami kishte arritur marrëveshje me klubin nga Liverpooli për transferimin e tij.
Gjatë 74 paraqitjeve për Evertonin, Ndiaye realizoi 17 gola dhe kontribuoi me katër asistime. Sezonin e kaluar, ai e ndihmoi skuadrën në përpjekjet për të siguruar një vend në garat evropiane.
Debutimi i sulmuesit 26-vjeçar me Manchester Cityn erdhi të shtunën, në triumfin 1-0 kundër Coventry Cityt. Ndiaye regjistroi më së shumti tentativa për driblim, gjithsej tetë, ndërsa ishte lider i skuadrës edhe për duelet e zhvilluara, me 16. Ai krijoi gjithashtu një mundësi për bashkëlojtarët.
Kjo paraqitje e bëri Ndiayen futbollistin e parë senegalez që luan për Manchester Cityn në Ligën Premier. Me të, numri i vendeve të ndryshme të përfaqësuara nga lojtarët e klubit në këtë kampionat arriti në 57.
Pavarësisht se kërkohej edhe nga Tottenhami, Ndiaye theksoi se synimi i tij kishte qenë gjithmonë kalimi te Manchester City.
“Nuk ndjeva stres dhe nuk pati panik. Unë gjithmonë besoj se ajo që është e destinuar të ndodhë, do të ndodhë. Zoti e përcakton të ardhmen tënde dhe çdo gjë është shkruar më parë. Thjesht tregova durim dhe u gëzova jashtëzakonisht shumë kur u shfaq City”.
“Ai ishte një person që më admironte. Në momentin që mbërriti oferta nga City, për mua ekzistonte vetëm një destinacion ku doja të shkoja”.
“Zgjedhja ime do të kishte qenë gjithmonë City. Dëshiroja të luaja në Ligën e Kampionëve dhe të bëhesha pjesë e njërës prej skuadrave më të mira në botë”.
“Nuk dua të them se Tottenhami nuk bën pjesë mes skuadrave të tilla, por ofertës së Manchester Cityt nuk mund t’i përgjigjesh negativisht. Për mua ishte një javë e mirë, e cila u përmbyll me fitore”.
Manchester City do të luajë të martën kundër Portos në Ligën e Kampionëve, kurse të dielën e pret përballja derbi me Manchester Unitedin në Ligën Premier.
