Zyrtarizohet vendimi i bujshëm, pretendentët e Serisë A shkarkojnë trajnerin pas vetëm tre ndeshjesh

Seria A ka pësuar ndryshimin e parë në pankinë dhe është padyshim një nga ata që mendohej më pak nga të gjithë.

Fiorentina ka bërë zyrtar vendimin për të shkarkuar Fabio Groson nga drejtimi i skuadrës, pas vetëm 3 javësh kampionat.

Të lidhura

None found

Humbja në shtëpi të shtunën ndaj Torinos me shifrat 2-1 kishte bërë që e ardhmja e Grosos të vihej në dyshim, por fillimisht klubi kishte komentuar se nuk kishte asnjë vendim për largimin e tij, duke kërkuar “durim” nga tifozët e pakënaqur.

Por duket se në natën e të dielës është vendosur që në fund të kishte ndryshim në pankinë dhe se nuk mund të vazhdohej me trajnerin e afruar me shumë bujë e që cilësohet një nga ata me perspektivë në futbollin italian.

Kështu, u komunikua vendimi për largimin e Grosos, ndërsa në vend të tij do të ulet në pankinë Paolo Vanoli, trajneri i cili në edicionin e kaluar mori Fiorentinën në fundin e tabelës dhe i siguroi mbijetesën me lehtësi.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë ai në këtë sezon ku klubi kishte pretendime të mëdha, arsye pse kishte shpenzuar në merkato mbi 130 milionë euro në afrime të reja.


Shtuar 7.09.2026 09:54

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet