Albano Aleksi: Egnatia ka ardhur në Rumani për të dhënë maksimumin dhe për të synuar fitoren

Para duelit me Universitatea Craiova në Rumani, në kuadër të fazës së grupeve të Conference League, kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, foli për synimet e skuadrës.

Mesfushori tha se rrogozhinasit do të kërkojnë të paraqiten sa më mirë në transfertë. Ai shtoi se lojtarët do të kenë edhe një arsye të veçantë për të dhënë gjithçka në fushë: mungesën e tre shokëve të dëmtuar.

Të lidhura

None found

“Kemi mbërritur në Craiova me një synim të përcaktuar: të japim më të mirën dhe ta përfaqësojmë Egnatian me dinjitet. Përpara kemi një përballje të bukur, të fortë e me shumë rivalitet, ku do të luftojmë deri në fund.

E ndiejmë përgjegjësinë dhe detyrimin që të bëjmë gjithçka mundemi, me shpresën për t’u larguar me fitore.

Këtë takim do t’ua kushtojmë edhe shokëve tanë që nuk do të mund të zbresin në fushë, Sotës, Grudës dhe Bakayokos. Jemi një familje dhe qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në çdo rrethanë, si në ditë të mira, ashtu edhe në vështirësi”, u shpreh Aleksi.


Shtuar më 5.11.2026 08:37