Përkujtohet 35-vjetori i rihapjes së Kryegjykatës Bektashiane, Baba Mondi: Ditë historike! Dëshmi e gjallë e ringritjes, përkushtimit dhe besimit

Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, u mbajt Konferenca Jubilare “Traditë, besim, kulturë dhe vizion për të ardhmen”, me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane.

Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimi, u shpreh se kjo ditë shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin bektashian, pasi përkon me tre përvjetorë të veçantë.

Të lidhura

None found

Sipas Baba Mondit, këtë vit shënohen 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore, 15-vjetori i tij si drejtues i Kryegjyshatës, si dhe 11-vjetori i hapjes së kompleksit.

Ai e cilësoi këtë përvjetor jo vetëm si një ditë historike, por edhe si një dëshmi të vazhdimësisë së komunitetit bektashian.

“Kjo konferencë zhvillohet në një ditë të veçantë, duke përkujtuar tre momente të rëndësishme, 35 vjetorin e rihapjes së kryegjykatës, 15 vjetorin si drejtues i kryegjyshatës dhe 11 vjetorin e inaugurimit të kompleksit kulturor botëror.

Kjo ditë nuk është vetëm një ditë historike, por dëshmi e gjallë e një udhëtimi të gjatë të të ringritjes, përkushtimit dhe besimit, përmes kumtesave, dëshmive gjatë tre sesioneve të konferencës.

Historia e kryegjyshatës botërore bektashiane është një histori e një institucioni që ka ditur të ruajë identitetin shpirtëror, në mbrojtje të trashëgimisë së tij dhe në kontribut në jetën kulturore dhe soqërore të Shqipërisë dhe më gjerë”, theksoi Baba Mondi.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet