VIDEO/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen dhe e refuzojnë, kryeministri Rama sërish ofron dialog

Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme nga ana e studentëve, kryeministri Edi Rama, sërish kërkon dialog. Edhe sot, kreu i qeverisë ka nxjerrë përpara kryeministrisë një tavolinë guri, mbi të cilën janë të vendosura disa letra me shënimin “dialog”.

Kjo është e disata herë që kreu i qeverisë refuzohet, ndërsa të rinjtë kanë vetëm një kërkesë, dorëheqjen e tij.

Të lidhura

None found

Fillimisht kreu i qeverisë para kryeministrisë nxori disa karrige mbi të cilat kishte vendosur shënimin “dialog”, por ato u thyen nga protestuesit.

Studentët çdo ditë dalin në protestë, duke hyrë nëpër fakultete për të ftuar të rinjtë e tjerë që të braktisin mësimin dhe të bashkohen në protesta.

 


Shtuar më 5.11.2026 08:30