Egnatia ruan ecurinë perfekte, ndërsa Teuta e Dinamo e ndjekin; fitoret e para për Tiranën dhe Partizanin

Java e tretë e “Abissnet Superiore” solli një sërë përballjesh të forta, gola dhe ndryshime të rëndësishme në renditjen e kampionatit, që u mbyll këtë të diel.

Të lidhura

None found

Skuadra që vijon të mos gabojë është Egnatia. Rrogozhinasit fituan 2-1 ndaj Skënderbeut në “Arena Egnatia” dhe arritën suksesin e tretë radhazi, duke ruajtur startin ideal të sezonit.

Edhe Teuta la pas një tjetër paraqitje pozitive, pasi mundi 3-1 KF Laçin në transfertë. Durrsakët siguruan tri pikë të rëndësishme pas një ndeshjeje të luftuar.

Dinamo City regjistroi suksesin e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur 2-1 AF Elbasanin në “Elbasan Arena”. Ky rezultat konfirmon vazhdimësinë e mirë të bluve në javët e para.

Një reagim të fortë pati edhe Tirana, e cila triumfoi 4-0 ndaj FK Vorës në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë morën fitoren e parë të sezonit pas dy humbjeve në dy javët hapëse.

Ndërkohë, Partizani siguroi tri pikët e para në kampionat, pasi mposhti Vllazninë 3-2 në “Loro Boriçi”. Të kuqtë zhvilluan një përballje me ritëm dhe karakter, duke regjistruar fitoren e parë të sezonit të ri.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetofficejojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabet