Netanyahu: Fundi i regjimit iranian është pranë, Izraeli do të përmbushë misionin e tij

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se Izraeli mbetet i vendosur për rrëzimin e regjimit iranian, ndërsa ka deklaruar se “fundi i tij po afron”.

Të lidhura

None found

Sipas Netanyahut, regjimi në Teheran ndodhet në dobësi dhe po përpiqet të mbijetojë. Ai paralajmëroi se Irani do të përballet me një goditje të paimagjinueshme nëse, siç tha ai, “bën gabimin” të sulmojë Izraelin.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur janë rritur shqetësimet se Irani mund të ndërmarrë një sulm kundër Izraelit gjatë periudhës së festave hebraike, që nis javën e ardhshme.

Edhe të enjten, Netanyahu kishte përcjellë një qëndrim të ngjashëm, duke e cilësuar rrëzimin e regjimit iranian si “misionin qendror” të Izraelit.

Ai pranoi gjithashtu se veprimet ushtarake izraelite, të zhvilluara që pas pushtimit dhe masakrës së 7 tetorit 2023 të udhëhequra nga Hamasi, kanë ndihmuar në pengimin e kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Irani.


Shtuar 6.09.2026 19:01

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahissetrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabet