Tirana mori fitoren e parë në kampionat duke triumfuar 4-0 ndaj Vorës, në duelin e javës së tretë të “Abissnet Superiore”, të zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi”. Sulmuesi Drilon Hazrollaj, autor i dy golave, u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes” dhe foli pas përfundimit të takimit.
Të lidhura
None found
“Për ne ishte një sukses shumë i rëndësishëm. Kishim pësuar dy humbje në kampionat dhe ishte e domosdoshme të reagonim.
Te Tirana jam ndier mirë që prej mbërritjes, pasi më kanë pritur në mënyrën më të mirë. Kur erdha, nuk isha në gjendjen optimale dhe tani po përpiqem të rikuperoj formën. Jap maksimumin tim dhe shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen.
Sa i përket ndryshimeve mes kampionateve, Superliga e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë diferenca të mëdha, veçanërisht në aspektin fizik dhe taktik. Këtu duhet të punosh më shumë edhe në fazën mbrojtëse. Edhe në krahasim me Rumaninë, kampionati shqiptar nuk është shumë i dobët”, deklaroi Hazrollaj.
