Talenti shqiptar firmos me gjigantin gjerman, bashkohet me ish-klubin e Odise Roshit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj është lojtari më i ri i gjigantit gjerman, Koln.

Ekipi, ku më parë ka milituar edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka arritur akordin me Wolfsburg për huazimin e 22-vjeçarit deri në janarin e vitit 2021.

Sezonin e shkuar, Rexhbecaj u kthye në një futbollist mjaft të domosdoshëm për Wolfsburg, ku bëri 26 paraqitje. Ndërsa në pjesën e parë të këtij sezoni, mesfushori ka bërë vetëm 2 paraqitje nën drejtimin e Oliver Glasner.

22-vjeçari është nën kontratë me Wolfsburg deri në vitin 2023.


Shtuar 5.01.2020 16:31